Interi kërkon përmbysjes ndaj Bodos, në tribunë do të jetë edhe Ronaldo
Në prag të një mbrëmjeje vendimtare, Inter do të ketë në krah mbështetjen maksimale të tifozëve për sfidën e kthimit ndaj Bodø/Glimt. Pa pasur nevojë për thirrje zyrtare nga klubi, populli zikaltër është gati të mbushë “San Siron” dhe të shtyjë skuadrën drejt një përmbysjeje që mbetet e vështirë, por jo e pamundur.
Në tribunat e “Meazza”-s pritet të jenë rreth 65 mijë tifozë, ndërsa edhe afro 10 mijë bileta të tjera janë ende në dispozicion dhe mund të shiten në momentet e fundit. Pas sfidës në klimën e ftohtë norvegjeze, në Milano parashikohet një atmosferë e zjarrtë, në një nga ato netët tipike evropiane ku Interi ka ndërtuar historinë e tij.
Kualifikimi në fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League është gjithashtu një domosdoshmëri financiare. Në lojë janë rreth 18 milionë euro, të ardhura që klubi nuk dëshiron t’i humbasë. Njësoj si sezonin e kaluar, në përballjet ndaj Bayern Munich dhe Barcelonën, shtysa e “San Siro”-s mund të rezultojë vendimtare për misionin “remuntada”.
Në tribunë pritet të jetë edhe një tifoz i veçantë, që në të kaluarën ka bërë diferencën në fushë: Ronaldo. “Fenomeni” mund të nderohet si legjendë e klubit përpara ndeshjes, së bashku me ish-shokun e skuadrës Christian Vieri, në një ceremoni që pritet të shtojë emocionet e një nate tashmë të mbushur me pritshmëri.

KOHA JONË SONDAZH

