Interi kërkon yllin e United, synon ta marrë në formë huazimi
Në pritje të finales së Champions League dhe sprintit për titullin në Serie A, Inter po punon në prapaskenë për merkaton e verës, me fokus të veçantë në repartin ofensiv. Sipas Corriere dello Sport, në orët e fundit është rikthyer në skenë emri i Joshua Zirkzee, sulmuesit holandez që aktualisht luan për Manchester United.
Pas një sezoni të vështirë në Premier League, Zirkzee është në kërkim të një rilindjeje dhe një rikthim në Serie A me fanellën zikaltër shihet si një mundësi ideale për të rigjetur formën e tij më të mirë.
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, po punon për ta realizuar këtë operacion me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, që do t’i lejonte klubit të vlerësojë lojtarin gjatë gjithë sezonit të ardhshëm përpara se të marrë një vendim përfundimtar për blerjen e tij.
Zirkzee u transferua te Manchester United për 40 milionë euro dhe aktualisht fiton 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

