Interi mendon për merkaton, objektivat janë Ordonez dhe Kone

Merkato e verës sapo është mbyllur, por lëvizjet në shtëpinë zikaltër nuk ndalen. Objektivat e Interit janë të qartë: mesfushori francez Manu Koné mbetet prioriteti kryesor, ndërsa në mbrojtje ka hyrë fuqishëm në skenë emri i Joel Ordonez, qendërmbrojtësit ekuadorian të Club Brugge.

Ordonez ishte i kërkuar gjatë verës nga Marseille dhe Al Hilal, por belgët ia dolën ta mbajnë. Interi e ka vënë në shënjestër, por më shumë për qershorin sesa për merkaton e janarit. Kontaktet e para janë nisur, dhe drejtori sportiv Ausilio mund të vendosë të godasë më vonë.

Megjithatë, do të jetë e nevojshme të merret parasysh politika e Brugge, një klub që njihet për çmimet e larta të futbollistëve të tij, siç e ka provuar edhe Milani në tratativat e vështira për Jasharin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë, Interi vazhdon të ketë në krye të listës Manu Koné, tashmë shtyllë e skuadrës së Gasperinit dhe gjithnjë e më i rëndësishëm edhe për kombëtaren e Francës. Zikaltrit pritet të bëjnë një tjetër tentativë, duke shfrytëzuar nevojën e Romës për të arkëtuar rreth 90 milionë euro deri në 30 qershor 2026, për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?