Interi mendon për një tjetër bomber, shfaqet edhe emri i Graziano Pelle
Një emër i ri në skenë për sulmin e Interit si zëvendësues për Romelu Lukakun, dhe bomberi në fjalë është ish-sulmuesi i kombëtares italiane Graziano Pelle.
Prej vitesh Pelle aktivizohet në Kinë me Shandong Luneng dhe duke patur parasysh faktin se Pelle tashmë është 35-vjeç, klubi kinez nuk do të pengonte një transferim të tijin në Milano.
Për gjysmën e dytë të këtij sezoni duke patur parasysh edhe eksperiencën e madhe të futbollistit që në Europë ka spikatur me fanellat e Feyenoord dhe Southampton nuk do të ishte aspak habi transferimi i tij tek Interi.