Interi mund me “poker” Beneventon, Lukaku shënon dopietë (VIDEO)

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A duke marrë fitoren e radhës. Sfida kundër Beneventos këtë sezon, zikaltrit i kanë kthyer në goleadë, pasi sonte në mbrëmje triumfoi 4-0 në “San Siro”.

Zikaltrit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 7-të, falë një autogoli të Improta-s, pas një krosimi në zonë të Eriksen. Në minutën e 57-të, Lautaro Martinez dyfisho avantazhin me një kthesë të bukur brenda zonës.

Më pas do të dilte në skenë Romelo Lukaku, i cili do të shënonte dy gola në harkun e 11 minutave. Interi me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, 2 më pak se Milani kryesues. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP