Interi mund me “poker” Cagliarin dhe kalon në çerekfinalen e Kupës së Italisë (VIDEO)

Interi ka fituar me lehtësi 4-1 ndaj Cagliarit duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Zikaltërve ju deshën vetëm 20 sekonda për të kaluar në avantazh në Kupën e Italisë.  Lukaku përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së rivalëve dhe më pas lëshoi një të majtë të hidhur që përfundoi në rrjetën e portës së Olsen.

Në minutën e 22-të, Borja Valero shfrytëzon më së miri një krosim nga Barella nga krahu i djathtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Në fillimin e pjesës së dytë Lukaku shënoi golin e dytë personal, por këtë herë me kokë.

Cagliari provoi të rihapte ndeshjen fillimisht me Nainggolan, i cili gjeti vetëm shtyllën, ndërkohë që Olivia do të shënonte një gol të bukur në minutën e 72-ë. Interi gjithsesi i dha fund të gjitha dyshimeve, pasi 10 minuta nga fundi Ranocchia do të shënonte dhe golin e katërt. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP