Interi mund me poker Comon dhe merr kreun e Seria A

Interi ka dhënë një tjetër provë force në kampionat, duke mposhtur bindshëm 4-0 Comon në “San Siro”, në ndeshjen hapëse të javës së 14-të të Serie A. Me këtë fitore, skuadra zikaltër merr përkohësisht kryesimin e renditjes, në një mbrëmje ku dominimi ishte total nga minuta e parë deri në të fundit.

Interi e nisi takimin me ritëm të lartë dhe shumë shpejt dha sinjalet e para të rrezikut. Lautaro Martinez zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të. Pas një kundërsulmi të jashtëzakonshëm të Luis Henrique, braziliani asistoi Lautaron, i cili mposhti pa vështirësi portierin Butez duke i dhënë epërsinë Interit.

Në pjesën e dyt, Interi goditi në momentin e duhur. Në minutën e 59-të, pas një goditjeje këndi të Dimarcos, Acerbi devijoi topin dhe Thuram, i pozicionuar pas tij, e shtyu në rrjetë për 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Como u përpoq të reagonte dhe në minutën e 67-të Nico Paz rrezikoi me një goditje me kokë, por pa sukses. Në momentin e tyre më të mirë, miqte u ndëshkuan sërish. Në minutën e 81-të, Calhanoglu lëshoi një predhë nga distanca, duke vulosur rezultatin 3-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 86-të, Carlos Augusto, i sapo-futur në lojë, shënoi golin e katërt pas një harkimi të Dimarcos dhe një veprimi inteligjent të Sucic.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?