Interi mund pastër Juventusin dhe i jep një goditje të fortë në betejën për titullin (VIDEO)
Antonio Conte shijon fitoren e parë kundër Juventusit. Interi arriti që te pastër 2-0 në Derbin e Italisë ndaj bardhezinjve, duke përftiuar nga forma e dobët e skuadrës torineze. Skuadra zikaltër ishte dominuese në lojën e saj në “San Siro” duke krijuar shanse të shumta për shënim. Në minutën e 12-të, Arturo Vidal arrin që të godasë mjaft mirë me kokë, pasi u shërbye nga Barella. Kiliani nuk festoi për shkak të së shkuarës së tij me bardhezinjtë.
Juventus jo vetëm që nuk arrin të reagojë, por disa herë rrezikoi të pësonte edhe golin e dytë, i cili në fakt do të vinte në fillimin e pjesës së dytë. Pas një përgjumje të mbrojtjes së ekipit të Pirlos, Barella e ka të gjithë hapësirën e lirë në kundërsulm për të realizuar golin e dytë.
Ndeshje për t’u harruar për Ronaldon dhe Moratën në sulm, teksa nuk krijuan asnjë rast në portën e Handanovic. Portieri i Interit u vendos në provëë vetëm në minutat e fundit pas një goditje të Chiesa-s. Njeriu i ndeshjes tek Interi ishte ndërkohë Barella, me gol, asist dhe shumë volum në mesfushë. Tashmë zikaltrit ngjiten në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Milanin, ndërkohë që Juventus mbetet 7 pikë larg, por me në ndeshje për të rikuperuar ndaj Napolit. /R.Lika-Koha Jone/