Interi ngulmon për Lookman, ka gati propozimin e radhës për Atalantën

Këtë javë Inter do të nisë grumbullimin veror në Appiano Gentile, më 26 korrik. Megjithatë, disa lojtarë pritet të mbërrijnë më herët në qendrën stërvitore të Pinetinës. Ndërkohë, drejtuesit zikaltër janë aktivë në merkato për të vënë në dispozicion të trajnerit Chivu përforcime cilësore, përveç afrimeve tashmë të mbyllura: Bonny, Sucic dhe Luis Henrique.

Emri më i nxehtë i momentit është ai i Ademola Lookman, objektiv absolut i Interit për repartin ofensiv. Sulmuesi nigerian i Atalantës është identifikuar si profili i duhur për të rritur cilësinë dhe alternativat në sulmin zikaltër për sezonin e ri.

Sipas burimeve pranë klubit, Interi është gati të intensifikojë kontaktet me Atalantën gjatë kësaj jave për të gjetur një marrëveshje. Napoli, ndërkohë, është një tjetër klub që ka shfaqur interes konkret për Lookman, duke e futur në garë për shërbimet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet për t’u kuptuar nëse në operacion do të përfshihen ndonjë futbollist në këmbim si Pio Esposito, i kërkuar nga Atalanta, konsiderohet i pashitshëm nga drejtuesit e Interit. Ekziston ende një distancë ekonomike mes ofertës dhe kërkesës, por palët mund të afrohen dhe të gjejnë një zgjidhje gjatë ditëve në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama
Interi ngulmon për Lookman, ka gati propozimin e radhës për Atalantën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?