Interi nis sulmin për të rrëmbyer Insigne-n, duhen 30 mln euro

Lorenzo Insigne është në dilemë për të ardhmen e tij. Për Napolin është kapiteni dhe një simbol, por për rinovimin ai po mendohet. Dëshira e sulmuesit është që të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere. “Të Kaltrit” kërkojnë 30 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërkohë që nga Milano, Interi është gati që të derdhë në arkat e klubit napolitan 25 milionë euro.

Përfshirja e Vecinos në tratativa mund të ndihmojë zikaltërit për të arritur te Kampioni i Europës me Italinë. Interi është gati që të rrit edhe pagën aktuale të Insigne-s, nga 4.5 që përfiton aktualisht në 6 milionë euro. 1.5 milionë euro që mund të mjaftojnë për ta bindur sulmuesin.

Zikaltrit duhet të nxitojnë pasi Evertoni dhe Zenit janë gati që të bëjnë propozimin e tyre dhe pse jo ta rrëmbejnë gjatë kësaj vere. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?