Interi nis tratativat për t’i vjedhur “falas” sulmuesin Juventusit
Sipas asaj që raporton Tuttosport, edhe Interi është futur në listën e skuadrave të interesuara për Dusan Vlahovic, në rast se sulmuesi serb do të mbërrijë në fund të kontratës me Juventusin në përfundim të këtij sezoni.
Rinovimi mes palëve duket shumë i vështirë, edhe nëse Vlahovic do të zhvillojë një sezon të shkëlqyer. Megjithatë, pengesa kryesore për zikaltrit është paga e lartë e lojtarit, e cila aktualisht arrin në 12 milionë euro në vit.
Për këtë arsye, para se të hidhej një hap konkret, Interi do të duhej të realizonte shitjen e një prej yjeve të repartit ofensiv për të krijuar hapësirën e nevojshme financiare.
KOHA JONË SONDAZH

