Interi ofron 30 milionë euro për dy futbollistët e Chelsea-t
Interi pritet të jetë një ndër skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere. Një ndër emrat në listën e Marotta-s është Emerson Palmeiri, ndërsa sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit zikaltër kanë bërë një tjetër hap përpara, duke prezantuar një tjetër ofertë para drejtuesve homologë londinezë.
Te Chelsea pretendojnë 30 milionë për kartonin e Emerson, ndryshe nga 20+5 që pati ofruar Interi më herët, ndërsa mësohet se orët e fundit Marotta e Ausilio kanë shprehur gatishmërinë për të paguar 30 milionë euro, me kushtin që të marrin në huazim një vjeçar sulmuesin francez Olivier Giroud.
Ideja e drejtuesve zikaltër është që me 30 milionë euro të blejnë përfundimisht kartonin e Emerson Palmeirit dhe të marrin në huazim me të drejtë blerjeje sulmuesin kampion bote, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Franck Lampard. Giroud ashtu edhe Emerson nuk bëjnë pjesë në projektin e trajnerit të Chelsea-t, ndaj londinezët duan të lirohen prej tyre.