Interi pas eliminimit nga Championsi ndalet dhe ndaj Napolit në Seria A
Interi pas eliminimit nga Champions League, Interi ndalet edhe në Kampionat, duke barazuar 1-1 me Napolin në “San Siro”.
Darmian shënoi golin e avantazhit për Interin, duke e çuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, ndërsa në minutën e 82-të Napoli shënoi golin e barazimit me anë të një ish-i si braziliani Juan Jesus.
Interi mbetet në krye të renditjes me 76 pikë, 14 më shumë se Milani ndjekës. Napoli humb sërish terren në garën për një vend në zonën Champions, pasi Roma e Bologna vijojnë të fitojnë dhe të shkëputen gjithnjë e më shumë.
KOHA JONË SONDAZH

