Interi përgatit sulmin final për Kumbullën, ka akord me shqiptarin
Interi nuk ka ndërmend që të dorëzohet për Marash Kumbullën, teksa po mendon që të bëjë një tjetër sulm. Shpërthimi i mbrojtësit shqiptar me fanellën e Hellas Veronës, ka tërhequr vëmendjen e klubit zikaltër që e sheh si zëvendësuesin perfekt të Godin. Uruguaiani do t largohet në fund të këtij sezoni.
Sipas asaj që raporton “Gianluca Di Marzio”, në orët e fundit ka pasur disa kontakte mes të dyja klubeve për të mbyllur marrëveshjen. Verona kërkon 30 milionë euro, por edhe mund të tolerojnë disi në çmim, duke parë se klubi zikaltër ka një marrëveshje në parim me futbollin.
Për Kumbullën kanë shprehur interesim edhe Reali, City, Napoli dhe Lazio. /R.Lika-Koha Jone/