Interi përmbys Parmën për 3 minuta, blindon vendin e 3-të (VIDEO)

Interi ka arritur që të marrë një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Parmës. Në “Tardini” ishte një ndeshje aspak e thjeshtë për zikaltrit, që e nisën në “malore”.

Në minutën e 15-të, Gervinho dhuron spektakël Brenda zonës zikaltër duke turpëruar Candrevën dhe më pas mposhti portierin Handanovic. Vendasit krijuan shumë mundësi shënimi me Kulusevskin dhe Cornelius, por pa mundur qe ta çojnë sërish në rrjetë.

Në momentin më të mirë të Parmës, Interi barazon me Dr Vrij në minutën e 84-t, ndërkohë që Kucka u largua me karton të kuq për shkak të protestave të ashpra.

3 minuta më pas Moses shërben një asist fantastik për Bastonin, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar. Interi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 61 pikëve, 8 më pak se Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP