Interi pranë transferimit të Luis Henrique, arrihet akordi me Marseille

Interi është gjithnjë e më afër sigurimit të shërbimeve të sulmuesit brazilian Luis Henrique nga Olympique Marseille. Klubi zikaltër po punon për të mbyllur marrëveshjen me francezët përpara nisjes së Botërorit të Klubeve, që do të zhvillohet këtë verë dhe do të transmetohet ekskluzivisht në rrjetet Mediaset.
Sipas raportimeve të Sky Sport, Interi i ka ofruar Marseille-it 22 milionë euro plus 3 milionë në formë bonusesh, një propozim që mund të jetë vendimtar për të bindur klubin francez dhe për të shmangur konkurrencën e klubeve të tjera. Juventus ka tentuar së fundmi të futet në garë, por ekziston ende një hendek prej dy milionë eurosh mes kërkesës dhe ofertës.
Presidenti i Marseille-it, Pablo Longoria, ka deklaruar se ka kontakte të avancuara dhe shpreson të mbyllë marrëveshjen brenda javës së ardhshme. Klubi francez dëshiron të përfundojë shitjen përpara 30 qershorit për arsye bilanci, ndërsa Inter kërkon ta ketë lojtarin në dispozicion për Botërorin e Klubeve, duke shfrytëzuar sesionin e veçantë të merkatos që i dedikohet kësaj gare.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Luis Henrique pritet të jetë përforcimi i parë i rëndësishëm i Interit për sezonin e ri dhe një aset i vlefshëm për sfidat ndërkombëtare që e presin klubin këtë verë. /R.Lika-Koha Jonë/