Interi rikuperon pjesët, rikthehen Bastoni dhe Nainggolan në Champions

Humbja në derbin kundër Milanit, me siguri që do t’i bëjë keq Interit në aspektin e moralit, por edhe në klasifikim. Të mërkurën do të nisë Championsit, teksa zikaltërit do të luajnë kundër Borussia Monchegladbach.

Conte nuk mund të gabojë, pasi këtë vit është i detyruar që të shkojë të paktën deri në çerekfinale, pas dy eliminimeve që në fazën e grupeve. Problemi është që rrugëtimi në Europë komplikohet edhe nga infermieria.

Për teknikun nga Lecce, lajme të mira vijnë nga Bastoni dhe Nainggolan që kanë fituar betejën me koronavirusin. Ata janë stërvitur në qendrën stërvitore në “Appiano Gentile”.

Ndaj Gladbah do të rikthehet edhe Sensi, i cili mungoi në fundjavë për shkak pezullimi nga kartoni i kuq ndaj Lazios. Gagliardini është ende pozitiv dhe do të mungojë në Champions, ashtu si Young dhe Radu. Ndaj gjermanëve, mund të jetë një shans i artë për Eriksen, i cili është ankuar për mungesën e hapësirave. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP