Interi rinovon me kapitenin Handanovic dhe prenoton portierin e Udineses

Pandemia e koronavirusit ka ndalur futbollin e luajtur, por jo planet e merkatos së Interit. Klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit me portierin slloven, Samir Handanovic, kapitenin e zikaltërve, liderin e grupit të Antonio Contes, pozicioni i të cilit konsiderohet thelbësor jo vetëm teknikisht.

35-vjeçari është i gatshëm të zgjasë kontratën deri në vitin 2022, duke u lidhur në njëfarë mënyrë përjetë me klubin zikaltër. “Gazzetta dello Sport”, raporton ndërkohë se Iinteri ka gjetur edhe trashëgimtarin e Handanovicit.

Ideja e drejtuesve zikaltër është të prenotojnë Juan Musson, i vlerësuar 30 milionë euro nga friulanët, por duke e lënë edhe një vit tjetër tek kjo skuadër, për të fituar më shumë përvojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?