Interi rrezikon të humbasë dy anësorët, Dumfries dhe Luis Henrique

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 27: Denzel Dumfries of Inter Milan celebrates after scoring their sides first goal during the Serie A TIM match between FC Internazionale and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on September 27, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Në pritje për të kuptuar se kur do të zhbllokohet negociata për Ivan Perisic, koha nuk është aspak në favor të Interit. Zikaltërit duhet të përballen me një “sulm” të dyfishtë për krahun e djathtë, ku në lojë janë dy emra, një titullar i padiskutueshëm dhe një zëvendësues i mundshëm.

I pari është Denzel Dumfries, mungesa e të cilit në krah që prej momentit kur u ndal nga dëmtimi, është vënë re qartë edhe në fushë. Interi do të donte ta mbante me çdo kusht holandezin sapo të rikthehet plotësisht, por interesi ndaj tij mbetet shumë i lartë.

Sipas raportimeve, dy nga klubet më prestigjioze në botë, Barcelona dhe Manchester City, vazhdojnë ta mbajnë Dumfries në radar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Katalonjë, pavarësisht afrimit të Joao Cancelo, drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se Dumfries do të ishte profili ideal për të mbuluar krahun e djathtë në sistemin e trajnerit Flick, duke i dhënë më shumë forcë dhe stabilitet repartit mbrojtës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, edhe Pep Guardiola e sheh Dumfries si zgjidhjen e duhur për të forcuar një sektor ku City nuk ka arritur të gjejë ende një zëvendësues të denjë për Kyle Walker.

Ndërkohë, në plan të dytë është edhe situata e Luis Henrique, i cili konsiderohet si alternativa për Dumfries, por deri tani nuk ka bindur plotësisht. Megjithatë, emri i tij po fiton terren jashtë Italisë: Bournemouth është një nga klubet angleze që ka shfaqur interes konkret për brazilianin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?