FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Abissnet Superiore” në statistika/ Vllaznia ekipi që ka shënuar më shumë, Elbasani ka pësuar më pak

Kampionati “Abissnet Superiore” po ofron emocione të mëdha çdo javë. Gara për kreun e tabelës është shumë e ngushtë, me diferencë vetëm një pikë mes vendit të parë (Vllaznia dhe Egnatia – 39 pikë) dhe të tretit (AF Elbasani – 38 pikë).

Edhe gara në fund të tabelës është shumë interesante. Tirana, me formën e mirë të javëve të fundit, ka ngushtuar diferencën dhe është vetëm dy pikë larg Bylisit, që mban vendin e tetë.

Mes tabelës, Vora është vetëm tre pikë larg Teutës, që mban vendin e pestë, duke treguar se çdo ndeshje është e rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me fillimin e vitit 2026, skuadra me ecurinë më të mirë është Vllaznia, e cila ka arritur tre fitore radhazi dhe tani mban kreun e renditjes. Vllaznia ka shënuar më shumë gola, 28 në total, duke lënë pas Dinamo City dhe Egnatian, secila me nga 27 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbrojtje, AF Elbasani është skuadra që ka pësuar më pak gola, vetëm 14 deri tani.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?