Interi shkatërron Genoa-n me “poker”, rimerr kryesimin e Seria A (VIDEO)
Interi nuk i ndahet Juventusit në Seria A, duke e mbyllur vitin 2019 me një fitore të thjeshtë 4-0 ndaj Genoas. Zikaltrit janë kryesues të kampionatit deri më tani, pasi kanë një golaverazh më të mirë se skuadra torineze. Edhe pse memungesa të shumta, Antonio Conte ju gëzua rikthimit të Gagliardinit dhe Candrevës nga minuta e parë, ndërkohë që në sulm u aktivizua i riu Esposito.
Miqtë mbrohen vetëm në gjysmëfushën e tyre, duke ja bërë disi të vështirë gjetjen e hapësirave Interit. Gjithsesi zikaltërit do të realizonin dy gola në mesin e pjesës së dytë në harkun e dy minutave. Fillimisht është Lukaku që arriti që të shënonte me kokë, pas një krosimi të Candrevës. 2 minuta më pas sulmuesi belg shërbeu për Gagliardinin, i cili përfiton edhe një gabim në vendosje i portierit Radu për të shënuar.
Me avantazhin e dyfishtë pjesa e dytë bëhet e thjeshtë për skuadrën e Contes, që vuan pak dhe arrin që të shënojë edhe gola të tjerë. Sebastiano Esposito shënoi nga pika e bardhë në minutën e 64-t, ndërkohë që 6 minuta më pas, Lukaku shënon një gol të bukur, duke e dërguar topin në trekëndësh me një goditje në hyrje të zonës. Për sulmuesin belg ky ishte goli i 12 sezonal në kampionat
Me fitoren e siguruar Conte hedhë në fushë Sensin, i cili u rikthye nga dëmtimi, ndërkohë që pati hapësira edhe për Lazaron dhe Dimarcon. Interi ka grumbulluar 42 pikë në 17 javë këtë sezon, po aq sa Juventusi, por me një golavarazh më të mirë se skuadra torineze. /Rozalb Lika-Koha Jone/