Interi shton listën e dëshirave, synon edhe talentin e Fiorentinës

Gaetano Castrovilli është emri i radhës që përfundon në listën e transferimeve të skuadrës së Interit. 22-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër ndaj dhe në merkaton e janarit ata pritet të bëjnë një ofertë për të transferuar mesfushorin nga Fiorentina.

Në fakt dëshira e Interit është që në marrëveshje të përfshihej edhe kartoni i Matteo Politanos, në mënyrë që klubi vjollcë të ulë pretendimet për mesfushorin e talentuar.

Castrovilli rinovoi vetëm pak kohë më parë kontratën deri në qershor 2024, por një ofertë nga Inter mund të pranohet me kënaqësi prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?