Interi shumë i fortë në Seria A, fitore tenistike ndaj Pisës

Java e 22-të e Serie A hapet me një përmbysje spektakolare të Interit, një ndeshje që për pak sa nuk rikujtoi fitoren historike 6-3 ndaj Pizës në epokën Trapattoni. Të lodhur pas sfidës evropiane kundër Arsenalit dhe të ndëshkuar edhe nga gabimet e Sommerit, zikaltërit u gjendën në disavantazh të dyfishtë brenda gjysmë ore, falë dopietës së Moreos.

Reagimi erdhi nga stoli: Chivu dërgon një sinjal të fortë duke larguar një Luis Henrique zhgënjyes dhe duke hedhur në fushë Dimarcon, i cili ndryshon rrënjësisht ritmin e lojës dhe mbyll ndeshjen si Mvp. Interi barazon gjithçka për dy minuta me Zielinskin (39’) dhe Lautaron (40’), përpara se Bastoni të shërbejë asistin për 3-2 e Pio Espositos në shtesën e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë Pisa shembet dhe Interi shënon edhe tre herë me Dimarcon, Bonny dhe Mkhitaryan. Një fitore bindëse që e çon Interin në kuotën e 52 pikëve, duke ëndërruar arratisjen në krye, ndërsa Pisa mbetet e fundit me 14 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?