Interi shumë pranë super talentit italian, Brescia i ul çmimin

Interi është prej kohësh është i interesuar për mesfushorin e Brescias, Sandro Toanlin. Kohët e fundit klubi italian ka marrë edhe një lajm të mirë pasi klubi i Brescias ka ulur çmimin e kartonit të lojtarit italian.

Para disa ditësh çmimi i tij shkonte deri në 50 milion euro, ndërsa kohët e fundit presidenti Cellino e ka ulur kërkesën deri në 30-40 milion euro. Në këtë mënyrë Interi mund ta marrë mesfushorin e shumëkërkuar me një ulje të konsiderueshme.

Interi e ka me nxitim ta mbyllë marrëveshjen pasi me uljen e çmimit skuadra të tjera si Juventus, Lacio apo Napoli mund të futen në garë dhe ti prishin punë zikaltërve. Tonali mund të bëhet një lojtar i Interit për një shumë që mund të variojë nga 30 deri në 40 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?