Interi siguron një pikë në “frymën e fundit” ndaj Parmës (VIDEO)
Interi nuk di të fitojë pa Lukakun. Zikaltrit nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 2-2, të cilën në fakt e siguruan vetëm në kohën shtesë.
Pas një pjese të parë pa gola dhe me raste të pakta për shënim, fillimi i së dytës do të sillte shumë emocione. Vetëm pak sekonda kishin kaluar kur Gervinho e dërgoi topin në rrjetë me një goditje fantastike në zonë.
Parma mbrohet mjaft mirë dhe kundërsulmon me shpejtësi. Në minutën e 62-të, Inglese shërben për Gervinhon, i cili mposhtë për herë të dytë portierin Handanovic.
Reagimi i zikaltërve është i shpejt, teksa vetëm dy minuta më pas Brozovic shënoi pas një goditje me të majtën në hyrje të zonës. Në minutat e fundit presioni i skuadrës së Contes është i madh, por ekipi i Liveranit u mbrojt mjaft mirë deri në minutën e 92-të. Pas një goditje dënimi të Kolarov, Perisic është në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë. /R.Lika-Koha Jone/