Interi s’ka paguar ende këstin e parë për Hakimin, ja detajet e çështjes
Në orët e fundit, në Spanjë ka dalë lajmi se Real Madrid dëshiron të kthejë Hakimin nga Interi për mospagimin e këstit të parë prej 10 milion eurosh për blerjen e kartonit të marokenit, që skadoi dhjetorin e kaluar.
Klubi zikaltër e ka mohuar menjëherë lajmin. Marrëveshja e gjetur me Realin për të shtyrë pagimin e këstit të parë deri më 31 mars mbetet e vlefshme. Ndaj dhe sipas Sportmediaset nuk ka asnjë keqkuptim me klubin e Florentino Perez.
Reali ka kërkuar garanci për zgjatjen e pagesës. Tek Interi besojnë se nuk është një procedurë e domosdoshme, teksa në raste të tilla ndërhyn UEFA duke i hequr pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, nëse ka shkelje. Edhe në Spanjë Reali ka reaguar në faqen e tij zyrtare, duke specifikuar se nuk ka asnjë pengesë për marrëveshjen me Interin. /R.Lika-Koha Jone/