Interi transferon talentin Jakirovic nga Dinamo Zagreb

Leon Jakirovic është praktikisht një lojtar i ri i Interit. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur se klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Dinamo Zagrebin për transferimin e mbrojtësit kroat, i lindur në vitin 2008.

Sipas raportimeve, Dinamo Zagrebi ka pranuar ofertën e Interit prej 2.5 milionë eurosh, plus 2 milionë euro bonuse, si dhe një përqindje mbi rishitjen e ardhshme të lojtarit. Një investim i rëndësishëm për një futbollist kaq të ri, që konsiderohet ndër talentet më premtuese të futbollit kroat.

Jakirovic, mbrojtës qendror me këmbë të majtë, pritet të mbërrijë në Itali gjatë kësaj jave për të kryer vizitat mjekësore dhe për të finalizuar transferimin. Interi ka arritur të mposhtë konkurrencën e Salzburgut, i cili gjithashtu ishte i interesuar për shërbimet e lojtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një rol kyç në mbylljen e marrëveshjes kanë luajtur edhe marrëdhëniet e mira të Interit me agjentët e Jakirovic, të cilët përfaqësojnë edhe mesfushorin Sucic, faktor që ka ndihmuar klubin zikaltër të sigurojë firmën e talentit të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?