Interi triumfon me vuajtje ndaj Venezias, protagonist edhe Asllani
Interi vijon serinë e fitoreve radhazi në kampionat, duke marrë një tjetër sukses minimal 0-1 në transfertën ndaj Venezias. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Kristjan Asllani, i cili është kritikuar shumë në ditët e fundit.
Mesfushori i Kombëtares sonë dha një pasim prej 50 metrash për Lautaron, i cili goditi, u ndal nga portieri dhe më pas Darmian përfiton për të shënuar.
Asllani luajti për një orë lojë duke bërë një paraqitje pozitive. Interi shkon në kuotën e 43 pikëve, 1 më pak se Napoli, por që ka dhe një sfidë për të rikuperuar.