Interi triumfon ndaj Udineses dhe blindon vendin e parë

Inter vijon rrugëtimin perfekt në kampionat, duke marrë një sukses të rëndësishëm 2-1 ndaj Udineses, në sfidën e luajtur në Milano. Zikaltërit e nisën ndeshjen mjaft mirë dhe shënuan dy herë, me golat e Arnautovic dhe Frattesi.
Miqtë u futën në lojë me golin e Solet, por pa mundur dot t’i ndryshojnë rrjedhën takimin. Asllani hyri në fushë në minutën e 65-të, duke bërë një paraqitje të mirë. Ekipi i Inzaghit kryeson me 67 pikë, në krye të klasifikimit të Serie A.
Më herët Fiorentina mori një sukses minimal 1-0 ndaj Atalantës dhe mban gjallë spresat në zonën Champions.