Interi zhgënjen pa Icardin, pëson një humbje shokuese ndaj Cagliarit (VIDEO)
Interi vijon të vuajë mungesën e Mauro Icardit. Zikaltrit kanë pësuar humbjen e 7-të në këtë sezon, pasi janë mundur 2-0 nga Cagliari në transfertë. Ceppitelli zhbllokoi ndeshjen në minutën e 31-të me një goditje të bukur me kokë. Reagimi i Interit nuk vonoi, pasi 7 minuta më pas Nainggolan krosoi në zonë për Lautero Martinez, i cili e dërgoi topin në rrjetë me kokë.
Cagliari nuk demoralizohet nga ky gol i pësuar, pasi dy minuta nga fundi i pjesës së parë gjen sërish rrjetën me Pavolettin, i cili realizoi një super gol me një kthesë brenda zonës së rreptësisë. Në pjesën e dytë, Interi provoi me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e barazimit, por nuk do të arrinin që të shënon në portën e Cragnos.
Në fundin e kohës së rregullt, Despodov fitoi një penallti pas një faulli të Skriniar, ndërkohë që nga pika e bardhë Barella gaboi duke e dërguar topin shumë jashtë kuadratit të portës së Handanovic. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

