Interi zyrtarisht kampione dimri, Chivu me mirë se Conte pas 20 javësh

Interi është zyrtarisht kampion dimri. Me fitoren e vështirë ndaj Lecces, zikaltërit kanë mbyllur edhe matematikisht fazën e parë të kampionatit, duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve pas 20 javësh dhe duke marrë “pole position” për titullin kampion.

Trajneri Cristian Chivu, i cili mori drejtimin e skuadrës në verë mes shumë pritshmërish dhe skepticizmi nga jashtë, po firmos një ecuri shumë pozitive. Rezultatet e tij janë edhe më të mira se ato të Antonio Contes në sezonin kur Napoli u shpall kampion i Italisë. Në atë edicion, skuadra e Contes kishte vetëm 40 pikë pas 20 ndeshjesh.

Chivu ka gjithashtu dy pikë më shumë se Interi i sezonit 2020/21, kur zikaltërit fituan titullin. Në tetë sezonet e fundit, vetëm Simone Inzaghi në sezonin 2023/24 me 51 pikë dhe Conte në 2019/20 me 47 pikë kanë bërë më mirë se Chivu në këtë fazë të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?