FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

9 gola në 17 ndeshje, Ernest Muci po shfaqet si “fenomen” në Turqi

Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke u kthyer në golashënues në Turqi, me gola të rëndësishëm në kampionat dhe Kupë. 24-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren bindëse 6-1 ndaj Istanbulsporit në javën e dytë të Grupit A të Kupës së Turqisë, ku realizoi dy gola dhe e çoi shifrën totale sezonale në 9 gola.

Në Superligën turke, Muçi ka shënuar gola në pesë ndeshjet e fundit radhazi, duke realizuar 7 gola kundër Basaksehir (2), Konyaspor (1), Goztepe (2), Beşiktaş (1) dhe Gençlerbirliği (1). Me paraqitjet e tij vendimtare, ai është kthyer në një nga shtyllat kryesore të repartit ofensiv të Trabzonsporit.

Pas një periudhe disi të vështirë te Beşiktaşi, Muçi duket se ka “rilindur” në Trabzon. Në 19 ndeshje zyrtare me fanellën kuqeblu, ai ka luajtur 981 minuta dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e ekipit, duke fituar besimin e plotë të stafit teknik. Tashmë i mbetet vetëm që të fitojë besimin e Sylvinhos, i cili me shumë mundësi pritet ta grumbullojë për sfidat e Play Off të Kupës së Botës, fillimisht ndaj Polonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?