Intervista e veçantë e Hazard, nga Messi-Ronaldo e deri te idhulli Riquelme

Eden Hazard feston sot 30-vjetorin e lindjes, teksa ka dhënë një intervistë shumë interesante për të tashmë, por edhe për disa nga preferencat apo idhujt e tij. Sulmuesi i Realit ka veçuar tre prej tyre, por për arsye të ndryshme.

“Do të veçoja Messin për këmbën e majtë. Ronaldon për urinë për të fituar. Është i uritur për të fituar trofe dhe për të shënuar gjithmonë. Zidane për klasin e tij. Mendoj se edhe unë kam klas? Por ai ka më shumë”, deklaroi fillimisht belgu për kanalin belg RTBF.

Më tej Hazard ka folur edhe për një nga idhujt e tij në futboll, Juan Roman Riquelme: “Nëse nuk do të isha pranë Zidane dhe Henry, do të doja të isha me të. Si futbollist nuk e kam takuar asnjëherë, por do të doja. Kam parë videot e tij kur isha i ri. Do të doja të isha në fushë me të, ose të flisja, do të ishte fantastike”.

Në fund nuk mungon një koment as për VAR: “Ka hequr shumë argëtimin në futboll. Ne shënojmë dhe shpresojmë se çfarë do të ndodhë më pas. Pa dyshim që nuk do ta doja”. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP