Intervista ndryshe e Ronaldos: Unë jam futbollisti më i mirë në botë! (VIDEO)
“Oh My Goal”, faqja e njohur sportive e videove në internet, ka publikuar një intervistë të Cristiano Ronaldos. Blerja e kësaj vere e Juventusit është shprehur se ai është futbollisti më i mirë në botë, ndërsa mbrojtësi më i vështirë me të cilin është përballur e ka emrin Ashley Cole.
Kush është lojtari më i mirë në botë?
Ai jam unë!
Mbrojtësi që të ka shkaktuar më shumë probleme?
Ashley Cole.
Tipari juaj më i mirë?
Mentaliteti im!
Çfarë do të bëjë nëse nuk do të ishe i famshëm?
Do të shkoja për pazar me shokët dhe familjen time.
Një vend që do doje ta vizitoje?
Vietnami!
Çfarë mendon djali juaj, duke pasur CR7 si baba?
Ai e dashuron ketë gjë dhe është krenar.
Hera e fundit që ke qarë?
Eliminimi nga Botërori.
Të pëlqen të shohësh TV?
Po, shoh shumë dokumentarë.
Çfarë po shikon për momentin?
Po shoh “The killing”.
Rryma e preferuar muzikore?
“Regaton”, por varet nga momenti.
Cili futbollist ka më shumë ndjekës në rrjetet sociale?
Unë.
KOHA JONË SONDAZH

