Inzaghi: Asllani ishte perfekt, dua të bëj një duartrokitje të madhe për të

Interi po marshon e qetë drejt titullit kampion në Seria A, teksa mbrëmjen e djeshme zikaltrit shkuan +15 pikë më shumë se Juventusi. Tekniku Simone Inzaghi nuk ngurroi të komplimentojë publikisht edhe Kristjan Asllanin, që në të tretën ndeshje radhazi si titullar, gjeti edhe golin e parë me fanellën zikaltër.

“Kemi fituar 12 ndeshje në 50 ditë dhe kemi vendosur një distancë, por futbolli na ka mësuar që asnjëherë nuk mund të jemi të qetë. Na presin edhe tri ndeshje të rëndësishme para ndërprerjes, ndaj dua t’i vlerësojmë maksimalisht.

Dua t’i bëj një duartrokitje të madhe Asllanit edhe publikisht, sepse e meriton. Ka bërë tre ndeshje brenda një jave dhe ka qenë perfekt. Ndaj Lecces ishte sfidë intensive, më pas Atalanta dhe Genoa, ta cilat dihet si luajnë, por ai i ka përballuar mjaft mirë dhe jam i lumtur që u shpërblye edhe me këtë gol. Shpresojmë që për Bolognën të rikuperojmë edhe Frattesin e Calhanoglunë”, tha Inzaghi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?