Inzaghi: Barazim me shije të hidhur, meritonim diçka më shumë!

Simone Inzaghi pas barazimit 2-2 ndaj Atalantës është shprehur se skuadra e tij meritonte më shumë se 1 pikë. Në lidhje me penalltinë e humbur strategu justifikoi vendimin për të zgjedhur Dimarcon.

“Njerëzit pa asnjë diskutim që janë argëtuar, por ne kemi përjetuar një shije të hidhur nga ky barazim. Kjo sepse mendojmë se mund të merrnim më shumë. Ne u duk se u çamë pak pas penalltisë së humbur, por pamë një Inter të shkëlqyeshëm në pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe në të dytën, ndaj një ekipi shumë të fortë si Atalanta.

Pengu është më shumë prej pjesës së dytë, pasi Juan Musso bëri disa pritje të mrekullueshme dhe ne kishim edhe penalltinë. Kështu që mendoj se meritonim diçka më shumë.

11-metërshi? Vendimi ishte i imi. Në mëngjes Calhanoglu dhe Lautaro provuan penallti, por ata ishin zëvendësuar. Kishim Dimarco dhe Perisic dhe Dimrco dukej më në formë. Është për të ardhur keq, pasi ai ka bërë ndeshje shumë të mira këtë sezon dhe e meritonte një gol fitoreje par tifozëve të Interit”, deklaroi Inzaghi.

SHKARKO APP