Inzaghi e pranon: Bayerni është favorit për fitimin e Champions-it, bashkë me Real Madridin

Simone Inzaghi foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës kundër Bayern Munich. Ai e konsideroi këtë ndeshje si përballje të madhe dhe shumë të vështirë për Interin. Trajneri zikaltër pranoi se barazimi në Parma ishte zhgënjyes, por theksoi rëndësinë e qëndrimit të bashkuar dhe të përqendruar për sfidën në Champions League:

“E dimë mirë rrugëtimin tonë, nuk ishim të kënaqur me rezultatin e fundit… Mendoj se Bayerni është favorit për fitimin e Champions-it, bashkë me Real Madridin”.

Inzaghi sqaroi edhe situatën e dëmtimeve: “Mund të kisha thënë se katër nga pesë zëvendësimet në Parma ishin të detyruara, për shkak dëmtimesh, por nuk e bëra. Doja të dëgjoja çfarë do të thuhej nag të tjerët, që mezi presin të kritikojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për gjendjen e lojtarëve, ai shtoi: “Bastoni ka më shumë gjasa të luajë sesa jo, Dimarco më shumë jo sesa po… Të shtunën bëmë vetëm një zëvendësim për zgjedhje teknike, Arnautovic. Besoj u sqarova tani”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u ndalur te Bayerni, trajneri zikaltër u shpreh: “Pa dyshim, krahasuar me dy vite e gjysmë më parë, ne kemi përparuar shumë… Bavarezët luajnë futboll shumë të mirë dhe kanë një trajner të shkëlqyer”.

Ai vlerësoi intensitetin e ekipit gjerman: “Janë shumë intensivë, me lojtarë të shkëlqyer… Duhet të jemi skuadër, të gjithë të japin kontributin maksimal”.

Për Thomas Muller: “Ai është një kampion. Është numri një për intensitet, e vlerësoj shumë”.

Ndërsa për mungesën e Musiala, shtoi: “Duhet pyetur Kompany… Është mungesë e rëndësishme për Bayernin, por fakti që mund të zgjedhin mes Gnabry dhe Muller tregon nivelin e tyre”.

Lidhur me objektivat e Interit, Inzaghi theksoi: “Nuk ndryshon asgjë. Në 4 vitet e fundit nuk është menduar kurrë për asgjë tjetër, përveçse të fitojmë… Sot na pret një pengesë shumë e madhe, që mund të kalohet me besim dhe organizim perfekt”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?