Inzaghi kërkon kujdes ndaj Young Boys: Nuk do të jetë e thjeshtë

Interi do të ketë një duel të thjeshtë në letër në duelin e radhës në Champions League kundër Young Boys. Gjithsesi trajneri Simone Inzaghi kërkon kujdes maksimal në fushën e ekipit zviceran.

“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, duhet të mësohemi me fushën sintetike. Të dëmtuarit? Nuk do të jenë Calhanoglu, Acerbi, Asllani dhe Buchanan.

Do të duhet të vlerësojmë edhe kushtet e atyre që luajtën të dielën dhe të kuptojmë se si janë. Zielinski dha përgjigje të mira, unë do të përpiqem të bëj zgjedhjet e duhura”, tha Inzaghi.

SHKARKO APP