Inzaghi komenton shortin: Dy beteja ndaj Atleticos, duam të ëndërrojmë sërish

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për kanalin e klubit zikaltër në lidhje me shortin e Championsit, që e vendosi përballë Atletico Madridit.

“Do të jenë dy ndeshje fantastike, mes dy ekipeve të nivelit të lartë në dy stadiume të bukura që do të kenë një audiencë e madhe. Jemi të lumtur sepse vazhdojmë të përballojmë gara kaq të rëndësishme në Evropë me vazhdimësi.

Ata kanë luajtur dy finale në 10 vitet e fundit dhe kanë një traditë të madhe në këtë kompeticion, klubi ynë nuk është ndryshe dhe ne duam të përpiqemi të ëndërrojmë përsëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i Atleticos është Diego Simeone, një trajner i madh me të cilin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Kam fituar shumë me të, duke përfshirë një titull kampion me Lazion. Tani le të fokusohemi te muaji tjetër: do të luajmë ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe do të kemi edhe Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas do të mendojmë për përgatitjen e këtyre dy ndeshjeve të mëdha: do të jenë dy beteja, por do të punojmë për të qenë gat”, deklaroi Inzaghi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?