Inzaghi: Ky Inter nuk ka pika të dobëta, por gara për titull s’ka mbaruar
Interi mori një fitore të rëndësishme dhe të merituar në supersfidën e së dielës përballë Juventusit. Suksesi 1-0 i zikaltërve bën që skuadra e Inzaghit të marrë “arratinë” në vendin e parë dhe e sheh Juventusin tani 4 pikë më pak në renditje.
Simone Inzaghi i dha notën maksimale skuadrës së tij për atë që dha në fushë vuri dhe një herë theksin se asgjë nuk ka përfunduar.
“Fitore e rëndësishme dhe e merituar, ne jemi shumë të lumtur për rezultatin. Juventusi dhe Milani nuk do të dorëzohen dhe gjithçka mbetet e hapur. Para tifozëve tanë të shkëlqyer ishte një mbrëmje e bukur, por vetëm një fazë ka kaluar dhe rrugëtimi është shumë i gjatë.
Ne e dimë se ka ende 4 muaj që do të jenë shumë intensive. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Ne kemi fituar 18 ndeshje nga 22 në ligë, por jemi vetëm +4 para Juventusi dhe Milani janë gjithmonë aty”.
A ka ky Inter një pikë të dobët? Është e vështirë të gjesh një pikë të dobët pas kësaj ndeshjeje. Szczesny bëri dy ndërhyrje të çmendura ndaj Barellës dhe Arnautovicit. I pashë përsëri si raste.
Duhet të punojmë. Por si kur fitojmë dhe kur humbim, ne gjithmonë i analizojmë ndeshjet me kujdes për të kuptuar ku të bëjmë më mirë”, tha Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

