Irani e thotë hapur: Do ta bojkotojmë SHBA, por jo Kupën e Botës

Tensionet politike nuk duket se do ta ndalin Iranin nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026. Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, ka sqaruar publikisht qëndrimin e vendit, duke theksuar se bojkoti i shpallur ka në shënjestër Shtetet e Bashkuara dhe jo vetë turneun.

Në një deklaratë të shpërndarë nga agjencia iraniane e lajmeve Fars Neës Agency, Taj u shpreh qartë: “Po përgatitemi për Botërorin. Ne po bojkotojmë SHBA-në, jo Kupën e Botës”.

Ky qëndrim lë të kuptohet se Irani synon të marrë pjesë në Kupa e Botës FIFA 2026, por pa zhvilluar ndeshje në territorin amerikan, një kërkesë që deri më tani nuk ka marrë miratim nga FIFA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Meksika ka sinjalizuar gatishmëri për të pritur përfaqësuesen iraniane, në rast se gjendet një zgjidhje alternative për zhvillimin e ndeshjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas planifikimeve aktuale, Irani pritet të zhvillojë ndeshjet e fazës së grupeve në SHBA, konkretisht në Los Angeles dhe Seattle, ku do të përballet me Zelanda e Re, Belgjika dhe Egjipti. Baza e ekipit është parashikuar të jetë në Tucson.

Në të njëjtën kohë, skuadra iraniane pritet të nisë një grumbullim stërvitor në Turqi gjatë javës së ardhshme, ku janë planifikuar edhe dy ndeshje miqësore, megjithëse kundërshtarët nuk janë bërë ende publikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7324 (61.4%)
Jo 4599 (38.6%)

Vota totale: 11923