Irani kërcënon me tërheqje nga Botërori, kërkon zhvendosjen e ndeshjeve nga SHBA
Irani ka paralajmëruar zyrtarisht mundësinë e tërheqjes nga Kupa e Botës 2026 nëse ndeshjet e Grupit B ndaj Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Ee nuk zhvendosen nga territori i SHBA në meksikë, për arsye që lidhen me sigurinë publike.
Ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, deklaroi se probabiliteti për të parë kombëtaren në fusha si Los Angeles apo Seattle është “shumë i ulët”, duke përmendur mungesën e garancive logjistike dhe situatën e tensionuar politike si pengesa kryesore për pjesëmarrjen.
Sipas raportimeve, tensionet janë shtuar edhe nga deklarata të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili la të kuptohet se pjesëmarrja e Iranit mund të mos ishte e përshtatshme për arsye sigurie.
Pavarësisht kërkesave zyrtare për ndryshim të vendndodhjes së ndeshjeve, FIFA nuk ka dhënë ende një përgjigje pozitive. Situata mbetet e hapur, ndërsa vendimi final pritet të varet nga garancitë që kërkon Teherani.
KOHA JONË SONDAZH

