Ironia e komentatores nga Kosova: Jorgji gjyqtari më i mirë, edhe me vepra (VIDEO)
Komentatorja e njohur sportive në Kosovë, Qeqa Krelani, e ndjek me shumë interes kampionatin shqiptar. Ajo ka ndjekur ndeshjen e Tiranës me Bylisin, që u mbyll me fitoren e bardhebluve 2-1 me golin e Ngo në frymën e fundit.
Goli i anglezit solli shumë polemika dhe kontestime të ashpra të lojtarëve te Bylisit, ndaj arbitrit të kësaj sfide Enea Jorgjit.
Gazetarja në profilin e saj në “Instagram”, nuk e ka kursyer ironinë për Jorgjin, duke shkruar: “3 pikë shumë të rëndësishme për Tironën. Me titull Enea Jorgji, gjyqtari më i mirë në Shqipëri, herë herë edhe me vepra”.
“Enea Jorgjin e kemi arbitrin më të mirë shqiptar”, dëgjohet të thuhet në sfondin e kësaj videoje.