Ish-futbollisti i Juventusit, Igor Tudor bëhet trajneri i ri i Lazios

Igor Tudor do të marrë përsipër postin e trajnerit të ri të Lacios. 45-vjeçari kroat, ka pasur një karrierë të mirë si futbollist ashtu si edhe trajner.

Më parë, Tudor ka luajtur për Juventusin, në vitet 2003-2005, ndërsa si trajner ka drejtuar skuadra si Marsejë dhe Gallatasarai.

Për t’u përmendur është fakti se ka qenë edhe ndihmësi i Andrea Pirlos, gjatë periudhës që ky i fundit, ishte në drejtimin e “Zonjës së vjetër”. Akoma nuk dihen detajet në lidhje me kontratën e tij, por do të mësohen në ditën në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?