Ish-futbollisti i Juves në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të alkoolit

Fabián O’Neill, që prej kohësh lufton një betejë kundër alkoolizmit. 46-vjeçari uruguaian, që ka luajtur edhe për Juventus ka dalë nga klinika ku ishte shtruar të premten e kaluar për cirozë hepatike.

Ish-futbollisti i kombëtares argjentinase do të vazhdojë rikuperimin në shtëpinë e tij në Paso de los Toros. Por edhe pse O’Neill ka reaguar shumë mirë ndaj trajtimit intensiv, shkruan shtypi lokal, situata e tij mbetet shumë e komplikuar.

Shumë njerëz janë afruar me ish-lojtarin në orët e fundit për ta ndihmuar. Mes tyre edhe ish-shoku i kombëtares Richard Morales, që i ka ofruar mundësinë për të kuruar varësinë e tij. Nuk është hera e parë që O’Neill shtrohet në spital, situatë që i ka ndodhur edhe në 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

“El Mago” e nisi karrierën e tij me Nacional de Montevideo. Në 1996 u nis për në Itali ku luajti me Cagliari, Juventus dhe Perugia para se të kthehej në atdhe, gjithnjë tek Nacional.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?