Ish-futbollisti i kombëtares gjermane debuton në Wrestling
Karriera profesionale e Tim Wiese nisi në mënyrë pozitive pasi ish-portieri i kombëtares gjermane fitoi ndeshjen e tij të parë në sportin e keçit WWE.
Wiese, së bashku me ortakët e tij Cesaro dhe Sheamus, mundën skuadrën e Shining Stars dhe Bo Dallas.
Ai u gëzua shumë pasi bëri lëvizjen e tij përfundmitare. Gjatë ndeshjes në Mynih dëgjohej turma që thërriste emrin e tij.
Ish portiere i Hoffenheim dhe kombëtares gjermane, debutoi me emrin Makineria “The Machine”.
Ai u ndesh për herë të parë pas një periudhe trajnimi në WWE./Ora/





KOHA JONË SONDAZH

