Ish-kapiteni i Gjermanisë: Franca e meritoi fitoren
Një ditë pas disfatës ish-kapiteni i kombëtares, Michael Ballack ka thënë në një intervistë për mediat se Franca e meritonte fitoren.
Ai nuk i bën furça asnjërës palë, vetëm tenton të thotë atë që me të vërtet pa mbrëmjen e së enjtes në “Velodrome”. “Franca e meritoi plotësisht fitoren”, u shpreh ish-mesfushori në “ESPN”.
“Ata luajtën shkëlqyeshëm. Fillimisht pritën dhe e lejuan Gjermaninë t’u vinte drejt zonës dhe kjo funksionon shumë mirë me një Griezmann fantastik, me një Pogba apo Payet fantastik. Gjermania nuk e gjeti kurrë skuadrën e duhur”, shtoi ai.
Ballack shpjegoi edhe penalltinë e shkaktuar pak para mbylljes së pjesës së parë nga Bastian Schëeinsteiger. “Po, ishte 100%. Ai u përpoq ta korrigjonte gabimin, por ishte shumë vonë. E largoi topin me dorë, përndryshe nuk do ta arrinte”, përfundoi 39-vjeçari.
KOHA JONË SONDAZH

