Ish-lojtari i Italisë bëhet hero në Zvicër, shuan zjarrin gjatë një ndeshje (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndërprerë përkohësisht një ndeshje në futbollin zviceran, ku protagonisti nuk ishte vetëm topi, por edhe një episod jashtë fushës që tërhoqi vëmendjen.
Bëhet fjalë për përballjen mes Paradiso dhe Bavois, e vlefshme për Promotion League, niveli i tretë i futbollit në Zvicër. Takimi u ndërpre për disa minuta pasi një zjarr shpërtheu papritur pranë fushës, konkretisht në zonën e gardhit që ndan terrenin e lojës nga parkingu.
Në një moment që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, protagonisti ishte Ezequiel Schelotto. Futbollisti 36-vjeçar, i cili në atë çast ishte në lojë, reagoi pa hezitim duke marrë një zorrë uji dhe duke vrapuar drejt vendit të zjarrit për ta shuar atë. Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, flakët u vunë nën kontroll dhe situata u normalizua, duke bërë të mundur rifillimin e ndeshjes.
Schelotto nuk është thjesht lojtar i Paradisos, por edhe zëvendëspresident i klubit, çka e bën edhe më të veçantë këtë gjest përgjegjësie. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Inter, Atalanta, Sassuolo, Parma, Chievo Verona, Sporting CP dhe Brighton & Hove Albion. Ai është aktivizuar vetëm një ndeshje me Italinë gjatë karrierës së tij ndërkombëtare.
🔥 A fire broke out at the Swiss 3rd division match between FC Paradiso & Bavois
The player coming to the rescue with a hose is one-time Italy international Ezequiel Schelotto
The 36-year-old played for Atalanta, Inter, Chievo & Brighton amongst others
🎥 tgdom_sport24 pic.twitter.com/G5IwlXscua
— Calcio England (@CalcioEngland) April 5, 2026
KOHA JONË SONDAZH

