Ish-lojtari i Shqipërisë bëhet trajner i të rinjve të Zurich

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, është rikthyer te klubi i Zyrihut, këtë herë në një rol të ri si trajner. Klubi zvicerian ka njoftuar zyrtarisht se 41-vjeçari do të marrë drejtimin e skuadrës U21, duke u bërë kështu pjesë e stafit teknik të të rinjve të FC Zürich.

Në komunikatën zyrtare të publikuar në faqen e klubit thuhet: “Burim Kukeli do të jetë trajneri i ri i ekipit U21. 41-vjeçari ka qenë pjesë e klubit nga viti 2012 deri në 2017, gjatë të cilës zhvilloi 100 ndeshje zyrtare. Ai nisi karrierën si trajner në vitin 2020 si ndihmës te SC Kriens, ndërsa më pas mbajti të njëjtin rol te FC Wil 1900, FC Sion dhe Grasshopper Club Zurich. Në pranverën e vitit 2023 ishte trajner kryesor i ekipit U21 të GC. FCZ i uron mirëseardhje të ngrohtë dhe shumë sukses në këtë aventurë të re.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?