Ish-presidenti i Interit, Moratti: Juventusi ishte spektakolar, zikaltrit me Conten…

Juventusi fitoi me rezultatin 2-1 derbin e Italisë përballë Interit e vlefshme për javën e 7-të në Serie A.

Paulo Dybala në minutën e 4’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 80’ shënuan për fitoren e Juventusit, ndërsa për Interin realizoi Lautaro Martinez 18’.

Klubi torinez ka bërë një apel tjetër në gjykatat përkatëse, kundër dhënies së titulli për Interin në vitin 2006, por ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është kategorik për këtë:

“Pas kaq vitesh shoh që ata po insistojnë… Kjo është një histori pa fund, – tha Moratti për “Radio Anch’Io Sport”. – Bardhezinjtë duhet të gjejnë dikë, që mund t’iu japë arsye, përndryshe është e pamundur”.

Pastaj, biseda u zhvendos në fushë:

“Ishte një pjesë e parë e bukur, emocionuese, kur Interi luajti shumë mirë. Pjesa e dytë ishte pak më e mërzitshme dhe Interi ra pak. Unë e llogaris Interin kandidat për titullin. Ekipi duhet të ketë vazhdimësi, pastaj shpresojmë që Juve të përqendrohet më shumë te Championsi. Interi mund ta aspirojë titullin, por kundërshtari më duket jashtëzakonisht i fortë. Trajneri është shumë i rëndësishëm dhe më duket se lojtarët e ndjekin atë. Conte është një goditje e mirë”.

Sipas ish-presidentit zikaltër, falë Contes Interi mund të fillojë një cikël fitoresh të ngjashme me ato nën drejtimin e tij:

“Me Conten, Interi ka filluar të rindërtohet. Unë mendoj se me disa blerje të tjera të goditura, ekipi mund të bëhet mjaft i fortë, gati për një cikël shumë të suksesshëm”.

Pas triumfit në derbin e mbrëmshëm, Moratti njohu edhe meritat e Juventusit:

“Herë pas here, skuadra bardhezi dha shfaqje spektakolare mbrëmë, po fillon nga një bazë shumë e forte, falë punës së Allegrit. Goli i dytë ishte një veprim i mrekullueshëm, Sarri e do futbollin e bukur dhe sigurisht po sjell diçka të re”.

SHKARKO APP